Mjegull në mëngjes, ngrohtë dhe me diell gjatë ditës

Sot në Maqedoni moti do të jetë me diell dhe me erë të ndryshueshme. Në mëngjes do të ketë mjegull e cila në disa vende mund të vazhdojë të jetë prezente edhe gjatë tërë ditës. Në orët e hershme të ditës do të kemi mot më të freskët me temperatura prej -1 deri në 11 gradë, ndërsa ato të ditës do të sillen prej 17 deri në 25 gradë.

Ngjashëm edhe në Shkup, në mëngjes mjegull ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell. Temperatura e mëngjesit nga 6 gradë, ndërsa ajo e ditës do të ngjitet deri në 23 gradë Celsius./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button