Një herë e përgjithmonë, si ta zgjedhësh buzëkuqin e duhur sipas ngjyrës së lëkurës

Ndodh shpesh që zgjedhim të lyejmë buzët me buzëkuqët që na pëlqejnë dhe jo me ata që na shkojnë sipas toneve të lëkurës. Për fat të keq, shpenzojmë edhe shumë para për ata që na duken të përshtatshëm e të panevojshëm, shkruan Class. Gjëja më e rëndësishme para se të blesh një buzëkuq të ri është të dish cila është nuanca që të shkon më shumë me ngjyrën e lëkurës. Mund të gjesh një Sephora ose MAC në dyqanet e kozmetikës, mund të provosh e riprovosh, por megjithatë nuk e gjen dot cila është nuanca jote.

Tani, më në fund, mund të zbulosh disa truke për të gjetur buzëkuqin ideal sipas ngjyrës së lëkurës.

Lëkurë me tone të ftohta
Nëse ke lekurë me tone të ftohta, ndodh të digjesh shpejt në diell, ke sy me ngjyrë të hapur, madje edhe quka. Ngjyra e buzëkuqit që të përshtatet më shumë janë përzierjet e blusë dhe lejlasë, që nuk janë shumë portokalli – një ngjyrë që largon pak të kuqen e fytyrës. Boronica, luleshtrydhe apo edhe lejlaja janë zgjedhjet që të nxjerrin më shumë në pah tiparet.

Lëkurë me tone të ngrohta
Kjo lloj lëkure duket mjaft e ëmbël me bizhuteri ari sesa argjendi, ndërsa sa i përket buzëkuqit, portokallia, mandarina, kafet e forta, por edhe nude janë sukses. Konsideroje veten me fat. Falë lëkurës që ke, mund të eksperimentosh edhe me ngjyra më të guximshme si të errëta dhe dramatike, tonet e lejlasë dhe blusë.

Lëkurë neutrale

Lëkura jote është e përshtatshme më shumë me ngjyrat e argjendit, por mund të duket po aq bukur edhe me tonet e goldit. Buzëkuq si nude pink, portokall i hapur apo koral, apo edhe në ngjyrë vere të kuqe janë të jashtëzakonshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button