Kroacia filloi shndërrimin e kriptovalutave në para

Kriptovalutat gjithnjë e më shumë kanë tërhequr shfrytëzues, derisa Kroacia nga 15 korriku në 1016 zyra postare do të mundëson konvertimin e kriptovalutave (parave virtual) në kuna.

Kuna është monedha zyrtare që përdoret në gjithë Kroacinë, ndërsa kriptovalutat janë të njohura si monedha virtuale, shfrytëzimi i të cilave është i censuruar. Pronarët e kriptovalutave që duan të shkëmbejnë paratë e tyre virtuale në kuna nga 15 korriku atë mund ta bëjnë në Posta Kroate.

Shfrytëzuesit vendas dhe të huaj të kriptovalutës, munden t’i konvertojnë valutat virtuale në kuna përmes disa hapave procedurale në zyrat postare në Zarë. Pas dorëzimit të kërkesës, do të skanohet kodi QR dhe parat mund të merren. Momentalisht mund të konvertohen këto kriptovaluta: bitkoin, etereum, stelar, rip dhe EOS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button