Filluan procedurat për ndërtimin e qendrës së re klinike

Ministria e shëndetësisë (MSH) njoftoi se ka publikuar në Sistemin elektronik për furnizime publike thirrjen për kompanitë e ndërtimit për ndërtimin e qendrës së re klinike universitare në “hapësirat greenfield” në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Sipas MSH, nevoja për një qendër të re klinike universitare vjen si kusht për përmirësimin e cilësisë në shëndetësinë terciare.

Kriteri për zgjedhjen e ofertës më të volitshme do të përfshin raportin ndërmjet çmimit dhe kualitetit, pra oferta më e volitshme ekonomike. Për herë të parë nuk do të jetë kriter çmimi, por oferta më e volitshme ekonomike, ku çmimi do të ketë 30 pikë, ndërsa kualiteti 70 pikë.

Nga MSH deklarojnë se, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një projekt shumë serioze, përvoja e kompanive ndërtuese në projekte të ngjashme do të jetë e rëndësishëm në ndërtimin e qendrës së re klinike universitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button