Lëvizja BESA: E përshëndesim vendimin e Qeverisë për zbatimin e marrëveshjes për shtetësinë në gjuhën shqipe

Lëvizja BESA e përshëndet vendimin e qeverisë e cila, si[ thonë ata, edhe pse me vonesë filloi me implementimin e marrëveshjes me Lëvizjen BESA që ndodhi gjatë ndryshimeve kushtetuese ku grafa e shtetësisë në dokumentet në gjuhën shqipe nuk do jetë asocim me etnitetin maqedonas, por shtetësia do jetë “Maqedonisë/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Njëkohësisht Lëvizja BESA e inkurajon qeverinë që implementimi i marrëveshjes mes tyre dhe Lëvizjes BESA mos të ndalet vetëm te certifikatat e lindjes, vdekjes apo kurorëzimeve, por me rritëm të njëjtë të vazhdojnë në implementimin e plotë të Marrëveshjes përfshirë këtu edhe në dokumentet personale, sidomos me vendosjen e grafës etnike në letërnjoftime.

Megjithatë, sipas albanologëve, forma e drejtë në shqip duhet të jetë nënshtetësia “E Maqedonisë” dhe jo sikur përdoret me vite të tëra dhe siç kërkohet të shkruhet sërish “Maqedonisë”. Partitë opozitare shqiptare premtuan se do t’i marrin parasysh vërejtjet e albanologëve dhe ekspertëve që të korrigjohet gabimi gjatë përkthimit të nënshtetësisë nga “Makedonsko” në “E Maqedonisë”, megjithatë e njëta s’është korrigjuar.

Përndryshe, prej sot certifikatat e qytetarëve  do të shkruhen me emrin e ri të shtetit. Siç njoftuan nga Drejtoria për librat amë, tashmë shtetësia te certifikatat e të lindurve, të kurorëzuarve dhe të vdekurve do të jetë maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Ndërkaq, për shqiptarët, ndryshe nga maqedonasit, së bashku me etnitë tjera, shtetësia do të jetë “qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, dhe jo siç ishte deri tani maqedonase.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button