Tetovë: Edhe ura te Çarshia e Epërme e uzurpuar nga shitësit

Edhe ura te Çarshia e Epërme, ashtu si shumë hapësira tjera publike në Tetovë, është e uzurpuar nga shitësit, madje ata e kanë zënë plotësisht trotuarin, transmeton Portalb.mk.

Redaksia e Portalb ka identifikuar disa nga hapësirat e uzurpuara publike në qytetin e Tetovës, si: qendra e Tetovës, trotuaret rreth Tregut të Gjelbër, tregu ilegal i kafshëve në hyrje të qytetit, veturat e vjetra dhe e fundit e identifikuar, ura te Çarshia e Epërme. Trotuaret e dedikuara për kalim të këmbësorëve anash urës janë të uzurpuara nga shitës të pemëve e perimeve, por edhe të produkteve të ndryshme.

Hapësira publike të uzurpuara, Tetovë
Hapësira publike të uzurpuara, Tetovë

Banorët thonë se kjo vështirëson edhe komunikacionin meqë ata detyrohen të ecin në rrugë pasi nuk kanë nga të kalojnë.

“Normal që na bëjnë problem, nuk kemi nga të kalojmë. Megjithatë, kohëve të fundit nuk ka aq shumë sa kishte më herët. Por sërish, edhe këto që janë e pengojnë komunikacionin”, u shpreh një nga banorët.

Nga ana tjetër, inspektorati komunal duket sikur nuk po e kryen punën e vet për lirimin e këtyre hapësirave, meqë të njëjtat janë të uzurpuara për vite me radhë.

Hapësira publike të uzurpuara, Tetovë
Hapësira publike të uzurpuara, Tetovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button