Ish drejtori i Regjistrit Qendror i ka dhënë rrogë një të punësuarës e cila nuk ka shkuar në punë, por në parti

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dhënë urdhër që të zbatohet procedurë hetimore kundër pesë personave, prej të cilëve njëri është i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal, ndërkaq të tjerët janë të dyshuar për ndihmesë gjatë kryerjes së veprës së njëjtë penale, njofton Portalb.mk.

Në periudhën prej 16.12.2014 deri më 29.05.2017, i dyshuari i parë në cilësinë e u.d. drejtorit (Andrea Popovskit, kuadër i VMRO-DPMNE-së shkrim i redaksisë) të Regjistrit Qendror, me tejkalim të autorizimeve të tij, gojarisht ka urdhëruar që një e punësuar të evidentohet si rregullisht e pranishme në listat mujore që i ka përgatitur Sektori për Resurse Njerëzore, edhe pse ka qenë i vetëdijshmë se gjatë tërë kohës, e punësuara fare nuk do të vijë në punë, por do të angazhohet për aktivitete partiake të një partie politike.

Në kundërshtim me aktet ligjore dhe rregulloret e Regjistrit Qendror, Lista e tillë është dorëzuar deri te Sektori për Punë Financiare dhe Kontabiliteti dhe në bazë të të njëjtës të punësuarës në mënyrë të pabazë i është ndarë rrogë me [ka është dëmtuar buxheti i Regjisstrit Qendror.

Katër të punësuarit tjerë në Regjistrin Qendror, prej të cilëve 3 në Sektorin për Resurse Njerëzore dhe një person përgjegjës për Punë në Zyrën e Regjistrit të Rajonit të Shkupit, janë të dyshyuar se me paramendim i kanë ndihmuar u.d. drejtorit  në kryerjen e veprës penale.

Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori publik deri te Gjykata Penale e Shkupit do të dorëzojë propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin e parë, ndërkaq për tre të tjerë do të kërkohet masë kujdesi me qëllim që të sigurohet prania e tyre në procedurën penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button