Ilaçet me recetë do të merren me letërnjoftim ose pasaportë, s’ka kuota për barnatoret në vendet turistike

Fondi për sigurim shëndetësor (FSSH) njoftoi se për 43 barnatore në Gjevgjeli, Ohër, Resnjë, Dojran dhe Strugë gjatë këtij muaji s’do të vlejnë kuotat e ilaçeve me recetë. Sipas njoftimeve nga qeveria, është një pilot-projekt për të hequr plotësisht kuotat nëpër barnatoret në të gjithë vendin, njofton Portalb.mk.

Fondi thotë se janë duke punuar për të hequr kuotat në të gjitha barnatoret dhe për të instaluar mekanizma të rinj kontrollues gjatë përshkrimit të ilaçeve me receta në ordinanca dhe marrjen e ilaçeve në barnatore.

“Personi i siguruar mund të marrë ilaçe recetë në ndonjë barnatore vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim ose pasaportë. Në raste kur personi i siguruar nuk mund të marrë ilaçet personalisht në barnatore, për arsye mjekësore ose arsye të tjera, ilaçet e recetës mund të merren nga një person tjetër në emër të tij, por që ky person do të duhet të identifikohet me letërnjoftim ose pasaportë”, njoftoi Fondi për sigurim shëndetësor.

FSSHM thotë se derisa kuotat e farmacisë të ndërpriten plotësisht, ilaçet me recetë do të jepen si më parë. Ata thonë se janë duke punuar për të zvogëluar rrezikun e keqpërdorimit të mundshëm të përshkrimit dhe shfrytëzimit joracional të ilaçeve.

“Të gjitha këto përpjekje duhet t’i mundësojnë që ilaçet me recetë të jenë në dispozicion gjatë gjithë muajit dhe jo si më parë, kur për shkak të kuotave që plotësoheshin brenda disa ditëve në atë muajit, barnatoret ngelnin pa ilaçe për siguruesit. Modeli i barnatoreve pa kuota si pilot projekt do të fillojë në disa vende turistike: Gjevgjeli, Dojran i Ri, Ohër, Peshtani, Resnjë, Krani, Carev Dvor dhe Strugë”, thonë nga FSSHM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button