Kryeministri irlandez: Brexiti do të vazhdojë me vite të tëra

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, ka thënë të martën se Britania dhe Bashkimi Evropian do të vazhdojnë bisedimet për vite të tëra, edhe nëse Britania largohet nga blloku evropian pa marrëveshje.

“Nuk po vlerësohet plotësisht, ky proces nuk përfundon më 31 tetor. Disa njerëz besojnë se Brexiti përfundon më 31 tetor, me apo pa marrëveshje”, ka thënë Varadkar para gazetarëve afër Belfastit, transmeton REL.

“Nëse nuk ka marrëveshje, atëherë në një pikë, neve na duhet të fillojmë negociatat sërish dhe çështjet e para që do të diskutohen do të jenë, të drejtat e qytetarëve, marrëveshjet financiare dhe zgjidhja e kufirit irlandez”, ka shtuar ai.

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson ka thënë se do ta largojë Britaninë në këtë datë me apo pa marrëveshje nga blloku evropian, derisa ligjvënësit britanikë janë zotuar se do të rrëzojnë secilën qeveri që tenton të largojë Britaninë nga blloku evropian pa një marrëveshje.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button