Është rritur trefish numri i aksidenteve me shoferë nën ndikimin e alkoolit (Infografik)

Numri i shoferëve të përfshirë në aksidente nën ndikim të alkoolit është rritur ndjeshëm dhe shumë shpejtë në pesë vitet e fundit, tregojnë statistikat e Ministrisë për punë të brendshme, transmeton META.mk.

Nga viti 2014 deri në 2018, numri i aksidenteve në trafik në vend, në të cilët kanë qenë të përfshin shoferë të cilët kanë drejtuar automjete nën ndikim të alkoolit është rritur për rreth 4.3 herë.

Kështu, nëse në vitin 2014 ka pasur 86 raste të tilla, ky numër vitin e ardhshëm ishte rritur në 123.

Por në 12 muajt e ardhshëm, ka një kërcim jashtëzakonisht të madh – janë regjistruar madje 332 shoferë të dehur. Në vitin 2017, ai numër bie në 300, ndërsa në vitin 2018 ka përsëri një rritje, përkatësisht ka pasur 361 aksidente të tilla.

Shifrat tregojnë se shoferët në vend gjithnjë e më shumë vendosin të ulen pas timonit duke qenë “nën gaz”. Kjo mbështetet edhe nga statistikat e alko-testimeve të kryera, të cilat Meta.mk i ka marrë nga MPB-ja.

Kështu, ndërsa nuk ka ndryshime në dispozitat ligjore dhe nënligjore për kontrollin e shoferëve për prani të alkoolit, drogave narkotike dhe substancave psiko – trope nga 2015 deri në 2018, shifrat për testimet e realizuara me “dregerë” gjithashtu tregojnë kërcime të mëdha. Përkatësisht, nëse në vitin 2015 në territorin e të gjitha SPB-ve janë realizuar 61.177 prova të tilla, vitin e ardhshëm ai numër është pothuajse 10.000 më pak, pra 53.653, ndërsa në 2017 bie në 23.966.

Kjo është për shkak se shumë dregerë janë prishur, ndërsa të ri nuk janë blerë më.

Në vitin 2018, ka pasur 46.033 testime për alkool dhe drogë, dhe siç sqarojnë nga MPB për Meta.mk, ajo rritje në krahasim me 2017 ishte për shkak se ishin blerë “dregerë” të rinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button