Maqedonia e Veriut me rrogën më të ulët mesatare në rajon

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) me rrogë mesatare 414 euro në muaj, kanë të ardhura më të ulëta mujore në rajon, derisa Serbia e ka 470 euro në muaj, ndërsa qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës e kanë mesataren 472 euro.

Rroga mesatare në Malin e Zi është 516 euro, ndërsa në Kroaci shkon deri në 886 euro, kurse rroga mesatare më e lartë ballkanike gjendet në Slloveni, 1.114 euro.

Qytetarët e RMV-së, me këtë rrogë mesatare mezi plotësojnë nevojat e tyre themelore. Sipas Lidhjes së sindikatave në Maqedoninë e Veriut, shporta minimale në muajin qershor ishte 32 710 denarë (532 euro), shportë që plotëson nevojat e një familjeje me katër anëtarë.

Për ushqim dhe pije shpenzohen 13.615 denarë, 10.412 denarë për shpenzimet shtëpiake, 2.307 denarë për higjienë, 2.408 denarë për transport. Për veshje dhe këpucë shpenzohen 2.193 denarë, për kulturë 1.070 denarë, ndërsa për kujdesin shëndetësor 704 denarë.

Fuqinë e ulët blerëse në RMV e konfirmojnë edhe statistikat evropiane. “Eurostat” deklaroi që 60% e qytetarëve në RMV nuk kanë mundësi të shkojnë në pushime një javë.

Rroga mesatare momentalisht në vendin tonë është 25.270 denarë, ndërsa papunësia është 17.8%. Derisa analistët kritikojnë se papunësia në 17.8% është ulur përmes emigrimit, Qeveria shprehet optimiste se rroga mesatare do të rritet në 500 euro deri në fund të mandatit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button