U arrestua ish-drejtori i Regjistrit Qendror dhe 4 zyrtarë tjerë

Ish drejtori i Regjistrit Qendror, Andrea Popovski ka përfunduar i shoqëruar në polici.

Alsat raporton se Andrea Popovski, ish ushtrues detyre Drejtorit të Regjistrit Qendror është në një stacion policor në Shkup ku do të qëndron 24 orë, ndërkohë që shumë shpejt, Prokuroria do të vendosë për procedurat e mëtejshme.

Sipas burimeve nga Policia Financiare, mësohet se përveç Andrea Popovskit, të shoqëruar në polici janë edhe të paktën 4 të punësuar të tjerë të Regjistrit Qendror, për të cilët pritet të merret e njëjta masë.

Nuk ka informacione për veprën që kanë kryer këta persona, por, dyshimet paraprake flasim për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve. Popovski ka qenë kuadër i VMRO DPMNE-së në krye të Regjistrit Qendror nga viti 2014 deri në vitin 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button