Policia e ka bastisur shtëpinë e këshilltarit komunal të Ranillugut Ivan Ristiq

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga mëngjesi i sotëm kanë zbarkuar në fshatin Kormnjan, komuna e Ranillugut, në shtëpinë e Këshilltarit në Kuvendin Komunal të Ranillugut, Ivan Ristiq, shkruan Koha.net.

Lajmin për bastisje e ka konfirmuar për televizionin “Puls” (televizion në Shillovë), nënkryetari i komunës, Davor Petkoviq, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, për KTV-në aksionin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata kompetente, ka realizuar një bastisje në shtëpi private, në një fshat të Komunës së Ranillukut”, ka thënë Policia e Kosovës.

Ndërkaq, kanë thënë se për detaje tjera do të informojnë pas përfundimit të operacionit policor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button