Koreja e Veriut ka përfituar 2 miliardë dollarë përmes sulmeve kibernetike

Koreja e Veriut ka përdorur aftësitë e ekspertëve të kibernetikës për të transferuar në mënyrë të paligjshme fonde nga institucionet financiare dhe për të fituar para shtesë në shkëmbimet e kriptovalutës.

Koreja e Veriut ka përfituar 2 miliardë dollarë përmes sulmeve kibernetike, thuhet në një raporti të paraqitur nga ekspertët për mbikëqyrje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti thotë se Koreja e Veriut ka përdorur aftësitë e ekspertëve të kibernetikës për të transferuar në mënyrë të paligjshme fonde nga institucionet financiare dhe për të fituar para shtesë në shkëmbimet e kriptovalutës.

Më tej thuhet se si rezultat i këtyre operacioneve kibernetike është realizuar një përfitim prej 2 miliardë dollarë.

Ekspertët thonë se sulmet e Koresë së Veriut kundër shkëmbimeve të kriptovalutës kanë bërë të mundur gjenerimin e të ardhurave në mënyra që janë më të vështira për t’u ndjekur, të cilat i nënshtrohen një kontrolli dhe rregullimi më të ulët të autoriteteve nga sektori tradicional bankar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button