Janë arrestuar katër persona për marihuanë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli, katër personave u janë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike, shkruan Insajderi.

Në kontrollin e parë të kryer në orën 19:30, të dyshuarit i është gjetur një cigare e mbështjellë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Në orën 20:00 janë arrestuar dy persona të cilëve u është gjetur një qese me marihuanë 1.2 gram ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar në orën 23:30 të cilit i është gjetur 2.5 gram marihuanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button