Gjashtë të arrestuar për drogë në Tetovë, njëri shtetas i Shqipërisë

Policë nga Tetova kanë gjetur kokainë te tre persona, ndërsa njëri prej tyre ka tentuar ta hedh drogën dhe ka sulmuar një nga nëpunësit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 në rrugën “Dimo Gavrovski- Kara” në Tetovë.

“Nga liria janë privuar E.N. (32) dhe K.B. (30) nga fshati Poroj i Tetovës dhe S.Ç. (21) nga Republika e Shqipërisë. 32 vjeçari nga Poroj ka tentuar të hedh kokainën ndërsa më pas ka sulmuar një nëpunës policor. Të tre janë mbajtur në stacion policor në Tetovë dhe do të pasojë parashtresë adekuate”, ka thënë zëdhënësi i SPB- Tetovë, Marjan Josifovski.

Disa orë më vonë, apo njëzet minuta pas mesnatës, në fshatin Pallçishtë e Epërme nëpunës policor të SPB- Tetovë kanë ndaluar një veturë “Shkoda Fabia” me targa të Tetovës të drejtuar nga 29 vjeçari L.M. në të cilën janë gjendur edhe A.J (33) nga Reçica e Madhe dhe B.Xh (28) nga Tetova.

Pasi është kryer kontroll ndaj tyre dhe automjetit është gjetur marijuanë dhe të re janë privuar nga liria ku dhe janë mbajtur në stacion policor në Tetovë për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button