Ambasadori Dedaj e ka vizituar Morinën në Burg: Ishte shumë mirë, i qetë dhe ndihej i pafajshëm

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, e ka vizituar në burg, ish ushtarin e UÇK-së, Tomorr Morina, i cili është duke pritur vendim nga Gjykata Penale e Shkupit, nëse do të lirohet, ose do të ekstradohet në Serbi, njofton Portalb.mk.

“Falënderojmë institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Drejtorinë e Burgut Shutka në Shkup, për trajtimin korrekt e miqësor, për lejimin e vizitës sonë, ish ushtarit të UÇK-së, Tomorr Morina, i ndaluar kohë më parë, nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, në bazë të një fletëarresti ndërkombëtar të INTERPOLIT! Tomori ishte shumë mirë, i qetë, ndjehej plotësisht i pafajshëm, dinjitoz si dhe optimist, në pritje të lirimit, ngase drejtësia është në anën e tij dhe presim që shumë shpejtë, të kthehet në familjen e tij dhe në Kosovë!”, shkruan Dedaj në Fejsbuk.

Përndryshe, Këshilli i Gjykatës Penale për krim të organizuar në Shkup ka refuzuar kërkesën për lirimin e Morinës, ka bërë të ditur avokati Naser Raufi. Sipas tij, Gjykata ka refuzuar vendimin me arsyetimin se “bëhet fjalë për shtetas të huaj, i cili në rast të lirimit mund të arratiset”. Nga ana tjetër, ditë më parë kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se, në rastin e Morinës do të respektohet Ligji.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Tomorr Morina është arrestuar në pikën kufitare Bllacë, sipas një fletëarresti nga Interpoli i Serbisë, nën dyshimet se ka kryer krime lufte kundër civilëve serbë në Kosovë. Hetimin ndaj Morinës po e udhëheq Prokuroria serbe për Krime Lufte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button