Eurobarometër: 68% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut janë për hyrje në BE

68% e qytetarëve të Maqedonisë të Maqedonisë së Veriut vlerësojnë se anëtarësimi në BE do të ishte i mirë për vendin, ndërkaq 16% kanë qëndrim të kundërt. Se vendi do të ketë dobi prej anëtarësimit në BE vlerësojnë 72% e qytetarëve. Besimi i qytetarëve të RMV-së në Unionin është 57%, që është për 6% më e vogël në krahasim me vjeshtën e vitit të kaluar, tregojnë rezultatet e hulumtimit të rregullt të Eurobarometër, njofton Portalb.mk.

Mbështetje për pranim të vendeve të reja japin 48% e banorëve të BE-së, që është rritje për 3% në krahasim me vjeshtën e vitit 2018-të. Mbështetje më të madhe japin spanjollët (70%), polonezët dhe lituanezët (69%), hungarezët (65%) dhe sllovenët (64%). Mbështetje më të vogël për zgjerim japin Holanda (31%), Franca (32%) dhe Gjermania (33%). Megjithatë, në Francë dhe Gjermani, në krahasim me raportin e fundit, ka rritje prej 2% në lidhje me mbështetjen për zgjerim të BE-së.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë theksuar se dy problemet më të mëdha me të cilën përballen janë situata ekonomike (35%) dhe papunësia (30%), thuhet në raportin e Eurobarometër, që është zbatuar pas zgjedhjeve evropiane mes 7 qershor dhe 1 korrik të vitit 2019-të, në 28 vendet e BE-së dhe 5 vende kandidatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button