Filipçe: Në vendet ku s’ka, gjinekologë familjarë mund të bëhen gjinekologët e spitaleve

Mungesa e mjekëve specialistë në spitale dhe shtëpitë e shëndetit në vend po zgjidhet me dy masa, tha ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Një nga masat është që të lejohen mjekët nga spitalet dhe klinikat në Shkup të punojnë në objektet shëndetësore në qytete të tjera ku ka mungesë të mjekëve specialistë të caktuar, ndërsa problemi i mungesës së gjinekologëve në shtëpitë shëndetësore do të zgjidhet brenda dy javësh, ashtu që Fondi shëndetësor do t’u lejojë specialistëve të spitalit mundësi që të jenë edhe gjinekologë familjarë, njofton Portalb.mk.

Këtë problem, tha se, e kishin diskutuar edhe me Klinikën e gjinekologjisë dhe obstetrikës dhe me Shoqatën e gjinekologëve dhe shoqatat e tjera, pasi në vend ka mungesë të specialistëve në disa fusha si neurologjia, oftalmologjia dhe otorinolaringologjia.

“Me ndryshimet legjislative që kemi bërë, specialistë nga klinikat dhe spitalet në Shkup do të mund të shkojnë dhe të ofrojnë shërbime shëndetësore në spitale dhe shtëpitë shëndetësore ku ka mungesë të kuadrit të tillë sipas një orari të paracaktuar”, tha Filipçe.

Ai thotë se kërkesa të tilla tashmë ka nga institucionet shëndetësore dhe se ato kërkesa po dërgohen në klinika dhe spitalin “8 Shtator” për të nënshkruar kontrata me ta. Sipas tij, kjo do të mundësojë që njerëzit të marrin shërbimin në vendbanimin e tyre, e jo të dërgohen në spitalet rajonale ose në Shkup.

Në lidhje me problemin e mungesës së gjinekologëve familjarë tha se ministria është në proces të përgatitjes së një zgjidhjeje për të gjithë vendin.

“Jemi një hap para vendimit që gjinekologët e spitaleve të mund të bëhen edhe gjinekologë familjarë në ato vende dhe rajone ku nuk s’ka, përkatësisht që Fondi t’iu jep atyre vulë për të dhënë edhe shërbime të tilla shëndetësore. Kjo ka ndodhur në spitalin e Prilepit, ku ka vetëm katër gjinekologë, dy prej të cilëve do të dalin në pension. Ideja është që këta mjekë të bëhen gjinekologë familjarë jo vetëm për në Prilep, por edhe për rajonin më të gjerë, siç është Krusheva, ku gjithashtu s’ka gjinekolog familjar”, tha Filipçe, transmeton SDK.

Sipas tij, problemi më i madh është mungesa e gjinekologëve familjarë dhe që nëse ka nevojë mjekët do të punojnë edhe dy ndërrime, ndërsa Fondi tani  po kërkon mënyrë për t’i paguar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button