Është arritur përparim në bisedimet për paqen në Afganistan

I dërguari amerikan për arritjen e paqes në Afganistan, Zalmay Khalilzad, tha se ai do të largohet nga Katari pasi zhvllloi për tri ditë bisedime me talibanët, në përpjekje për të përfunduar luftën, gati 18-vjeçare në Afganistan, njofton REL.

Khalilzad tha se rundi i tetë i bisedimeve midis SHBA-së dhe talibanëve “u përqëndrua në çështjet e mbetura për arritjen e një marrëveshjeje, që do të lejonte një tërheqje të trupave të bazuara në kushte.”

“Ne kemi bërë përparim të shkëlqyeshëm”, tha ai.

I dërguari amerikan, tha se ai do të udhëtojë në Nju Delhi, për “takime të paracaktuara për ndërtimin e mëtejshëm të konsensusit ndërkombëtar” në mbështetje të procesit të paqes në Afganistan.

Khalilzad, gjithashtu tha se, ekipi i tij do të vazhdojë të diskutojë me përfaqësuesit talibanë “detajet teknike, si dhe hapat dhe mekanizmat e nevojshëm për një zbatim të suksesshëm të marrëveshjes”, për të cilën palët kanë punuar që nga emërimi i tij vitin e kaluar.

Një marrëveshje dypalëshe mes SHBA-së dhe talibanëve do të mundësojë tërheqjen e forcave të huaja nga Afganistani, në këmbim të garancive nga talibanët, për të mos lejuar grumbullimin e grupeve terroriste.

Një marrëveshje e tillë do të pasohej nga negociatat paqësore brenda afgane, për një zgjidhje politike dhe një armëpushim të përhershëm.

Talibanët kanë thënë se do të negociojë me qeverinë në Kabul – të mbështetur nga Perëndimi – kur Uashingtoni të angazhohet për tërheqjen e trupave të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button