Me armë, dy persona e vodhën pikën pagesore Shkup-Tetovë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut informoi se sot në orët e hershem të mëngjesit është sulmuar një pikë pagesore në autostradën Tetovë-Shkup, raporton Portalb.mk.

Ngjarja ka ndodhur në ora 04:15, kur në SPB-Shkup është raportuar se në pikë pagesore “Gllumovë”, dy persona duke kërcënuar me armë kanë kryer vjedhje.

Siç raportojnë nga policia, dy personat kanë arritur të vjedhin gjithë fitimin e ditës. Gjithashtu policia sqaron se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button