Qeveria e Kosovës reagoi ndaj deklaratave të shefit të ushtrisë serbe

Zëvëndës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të Shtabit të Ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq, i cili ka thënë se Rusia, si partner strategjik i Serbisë, do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të shumëfishtë.

Sipas Hoxhajt, kërcënimet e Serbisë po bëhen gjithnjë më të shpeshta.

“Mesazhet kërcënuese nga ana e Serbisë po bëhen më të shpeshta. Sot, gjenerali, Mojsilloviq tha se e kanë mbështetjen e Rusisë për Kosovën. Çfarë duan? Të sfidojnë ushtarët e NATO-s?”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter, transmeton REL.

Gjenerali serb, Millan Mojsilloviq, i cili ka qëndruar për vizitë në Moskë të Rusisë, i tha të përditshmes serbe, Veçernje Novosti, se “kemi marrë mbështetje nga udhëheqja ushtarake ruse, se si të veprojmë në lidhje me Kosovën”.

“Sigurisht, ne jemi veçanërisht të interesuar për sigurinë e serbëve, jo vetëm në veri, por në të gjithë Kosovë”, ka thënë Mojsilloviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button