​Rusia kërkon dialog me SHBA-në për kontrollin e armëve

Moska dhe Uashingtoni duhet të vazhdojnë dialogun për kontrollin e armëve, theksoi zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Riabkov gjatë një konference për shtyp, shkraun Kosovapress.com.

Ne jemi akoma të hapur për një dialog të drejtpërdrejtë dhe domethënës me SHBA-në për çështje që lidhen me traktatin INF dhe çështje të tjera të stabilitetit strategjik, bazuar në respektin reciprok dhe marrjen në konsideratë të interesave të secilit’’, shtoi ai.

‘’Është e nevojshme të vazhdohen konsultime midis agjencive të kontrollit të armëve, me vëmendje të veçantë për armët bërthamore, për të cilat është diskutuar në Gjenevë më 17 korrik”, shtoi ai.

”Për hapa të mëtejshme në fushën e kufizimit të armëve duhet marrë gjithashtu parasysh potenciali bërthamor i Francës dhe Britanisë së Madhe”, tha Riabkov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button