RMV, prej nesër rritet çmimi i dizelit

Çmimi me pakicë i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri prej nesër do të rritet për 0,50 denarë për litër, ndërkaq çmimi i benzinave mbetet i njëjtë, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë, njofton Portalb.mk.

Çmimi i ri i dizelit do të jetë 62 denarë, ndërkaq vajit ekstra të lehtë 52 denarë për një litër.

Benzinat mbeten me çmim të njëjtë, EUROSUPER BS 95 kushton 59,50 denarë, ndërkaq EUROSUPER BS 98 kushton 71,50 denarë për litër.

Është rritur çmimi i mazutit për 1.163 denarë për një kilogram, gjegjësisht tani do të kushtojë 35,343 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button