Reagon Lëvizja Vetëvendosje pas caktimit të datës për shpërbërjen e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka vendosur që më 22 gusht 2019 të shpërbëhet Kuvendi.

Për Lëvizjen Vetëvendosje, data 22 gushti 2019 për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës është shumë i largët.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se ky subjekt politik kishte kërkuar që seanca për shpërbërjen e Kuvendit të mbahej 8 ose 14 gusht 2019, Portalb.mk.shkruan

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Haxhiu ka thënë se deri më 22 gusht 2019 subjektet e tjera politike mund të futen në pazare për qeveri teknike ose mandatar të ri pa zgjedhje.

Postimi i plotë i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu:

“Caktimi i seancës për shpërbërjen e Kuvendit me datë 22 gusht 2019 duket shumë i largët për dy arsye të paktën.

Së pari për shkak të nevojave që ka vendi për shkuarjen sa më parë në zgjedhje dhe së dyti për shkak mundësisë që subjektet tjera të futen në pazare për qeveri teknike ose mandatar të ri pa zgjedhje.

Propozimi jonë në mbledhje të Kryesisë ishte që seanca për shpërbërjen e Kuvendit të mbahet me datë 8 ose 14 gusht 2019″, shkruan Haxhiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button