Lëndohet Messi nuk udhëton në SHBA me Barcën

Barcelona e ka mirëpritur Lionel Messin në stërvitje të hënën, pas pushimeve që i kishte marrë për shkak të Copa America, mirëpo qëndrimi i tij nuk zgjati shumë, shkruan Telegrafi.com

Ai pësoi një lëndim në muskulin e pasmë të kërcirit të këmbës së djathtë dhe kjo do të thotë se nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës në SHBA.

“Messi, i cili është kthyer në stërvitje nga pushimet të hënën, është tërhequr nga seanca për shkak të problemit në këmbën e djathtë”.

“Ekzaminimet kanë treguar shkallë të parë të tendosjes në muskulin e pasmë të kërcirit për argjentinasin”.

“Messi do të qëndrojë në Barcelonë dhe nuk do të udhëtojë në SHBA për turneun e klubit. Kthimi i tij në aksion do të diktohet nga shërimi prej lëndimit”, thuhet në një njoftim të Barcelonës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button