Palmer: Nëse nuk zgjidhet rasti “Reket”, mund të varrosen perspektivat e RMV-së për bisedime me BE-në

Zëvendës/ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Methju Palmer, vlerëson se nëse nuk zgjidhet hetimi për rastin “Reket”, në të cilën është e përfshirë edhe prokurorja speciale, Katica Janeva, mund të varrosen perspektivat e Maqedonisë së Veriut për fillimin e bisedimeve hyrëse me Bashkimin Evropian, njofton Portalb.mk.

“Këto janë akuza serioze dhe akuzat e tilla kërkojnë edhe përgjigje serioze. Ne e përkrahim plotësisht hetimin e thuktë dhe transparent dhe nëse ka dëshmi, dhe akuzë përkatëse. Kjo është me të vërtetë mundësi për autoritetet e Maqedonisë së Veriut të tregojnë respektim të sundimit të së drejtës”, deklaroi Palmer për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Zyrtari i lartë amerikan ka folur edhe për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, si pengesë e fundit e Greqisë për anëtarësimin e RMV-së në NATO. Palmer thotë se është optimist se bisedimet me BE-në mund të fillojnë këtë vjeshtë, por zgjidhja e hetimit për Janevën do të jetë kyçe që ajo të ndodh.

Sipas tij, për fillimin e bisedimeve me BE-në është e rëndësishme që të miratohet ligjit për Prokurori Publike, mes LSDM-së pushtetarë dhe VMRO-DPMNE-së opozitare.

“Është e rëndësishme që këto dy parti të ulen bashkë, të bisedojnë, t’i tejkalojnë dallimet dhe të arrijnë marrëveshje për reformim ose modifikim të PSP-së në mënyrë që është në pajtueshmëri me interesin e vendit. Mjaft ishte politizimi, koha e politizimit ka kaluar, tani është koha e shtetësisë”, deklaroi Palmer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button