Gjykata e Apelit e përsëriti dënimin për gjyshin e Tamarës i cili tentoi ta vrasë ish ministrin e Shëndetësisë

Gjykata e Apelit e ka përsëritur dënimin e shkallës së parë për gjyshin e Tamarës, Lupço Stojanovski i cili ishte i dënuar me heqje lirie me shatë vite e gjysmë, për tentim vrasje të ish Ministrit të Shëndetësisë Nikola Todorov. Vendimi i Gjykatës së Apelit është dërguar deri te Gjykata Penale.

Stojanovski, atëbotë tentoi të gjuajë me armë zjarri mbi Todorovin, në ditën në të cilën ai ishte nisur të dorëzonte funksionin e ministrit, më 1 qershor 2017, njofton Portalb.mk.

Ndërkaq, e vogla Tamara Dimovska, ndërroi jetë para më shumë se 4 viteve, duke pritur për të kryer operacion në shtyllën kurrizore jashtë vendit. Tani edhe kundër doktorëve është ngritur proces gjyqësor.

Karton i kuq për ministrin e shëndetësisë Nikolla Todorov! Kërkohet dorëheqje! (VIDEO-FOTO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button