Pendarovski e ka nënshkruar dekretin për kontrolle të përbashkëta në Tabanovc-Preshevë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e ka nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikim të Marrëveshjes mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë për kontrolle të përbashkëta në pikën kufitare për komunikacion rrugor Tabanovc-Preshevë, njofton Portalb.mk.

Me marrëveshjen, e nënshkruar më 12 korrik të vitit 2019-të në Beograd, parashihet që të dy shtetet bashkë të bëjnë kontrolle në këtë pikë kufitare.

“Presidenti Pendarovski vlerëson se kontrollet e përbashkëta do të kontribuojnë pozitivisht për avancimin e mëtutjeshëm të komunikimeve bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, dhe do të kontribuojnë në lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe këmbimit tregtar, ndërkaq do të thjeshtëzohet edhe rregullimi i komunikacionit në kufirin shtetëror”, kumtojnë nga Kabineti i Presidentit.

Sipas shefit të shtetit, marrëveshja e arritur duhet që të paraqesë nxitje në drejtim të mundësimit të kontrolleve të përbashkëta në pikat kufitare edhe me shtetet tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button