fbpx

Nga gushti fillon Akademia Verore e Muzikës Evropiane në Kosovë

Edicioni i 8-të i Akademisë Verore Muzikore Evropiane – ESMA 2019 do të zhvillohet edhe këtë vit në Kosovë, me kurse instrumentale të muzikës së dhomës dhe ngjarje të ndryshme artistike, të cilat do të zhvillohen në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë nga data 22 gusht deri më 01 shtator 2019.

ESMA 2019 fillimin e sezonit e kishte në mes të korrikut në qytetin e Mitrovicës, ku i përfunduan me sukses kurset për kitarë, ansambël kitarash dhe u zhvilluan disa koncerte me ngjarje të tjera artistike, njoftojnë organizatorët, transmeton Portalb.mk.

Artistët e rinj (nga osha 13 deri 27 vjet) nga vendet e Evropës Juglindore dhe më gjerë kanë mundësi më këtë trajnim të marrin mësime, njohuri, këshilla dhe demonstrime të ndryshme në instrumentet përkatëse nga profesorë të njohur evropianë dhe po ashtu të takohen dhe të ndajnë përvoja muzikore e jetësore me kolegë të tyre nga vende të ndryshme evropiane.

Edicioni i 8-të i Akademisë Muzikore Evropiane Verore – ESMA 2019 ofron këto kurse instrumentale në:

Gjakovë

Piano (Ardita Statovci, Austri & Desar Sulejmani, Gjermani)

Violinë (Johannes Fleischmann, Austri)

Violë (Karin Dolman, Hollandë)

Violonçel (Petr Nouzovsky, Republika Ceke)

Kompozicion (Camille Kerger, Luksemburg) si dhe

Dirigjim orkestral e teatër muzikor (Desar Sulejmani, Gjermani)

Pejë

Flaut (Michèle Becker Francë/Gjermani)

Klarinetë (Jordi Pons, Spanjë/Zvicër)

Trombë (Ladislav Kozderka, Republika Çeke)

Prishtinë

Solo-këndim dhe teatër muzikor (Caroline Isabel Merz, Götz Seiz dhe Desar Sulejmani, Gjermani)

Pjesëmarrësit në ESMA 2019 kanë mundësinë të marrin gjithashtu pjesë në disa kurse të muzikës së dhomës me piano si dhe me instrumentet harkore e frymore.

Edicioni i 8-të i Akademisë Verore Muzikore Evropiane ESMA 2019, si në të kaluarën, edhe këtë vit, është e përkrahur nga komuna e Mitrovicës, komuna e Pejës, komuna e Gjakovës, klubi rotarian Aachen – Land (Gjermani) dhe klube tjera rotariane të rajonit të Aachen-it si dhe institucione e mbështetës të tjerë lokalë e ndërkombëtarë.

Afati i fundit për t’u regjistruar në ESMA 2019 në Prishtinë, Pejë, Gjakovë është 13 gushti 2019 dhe mund të bëhet online duke klikuar këtu.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close