Të paktën 19 persona kanë vdekur nga një shpërthim në Kajro

Të paktën 19 persona janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur në një shpërthim afër Institutit Kombëtar të Kancerit në Egjipt, kanë thënë zyrtarët qeveritarë.

Ministria e Brendshme ka thënë përmes një deklarate më 5 gusht se vetura e nisur në drejtim të kundërt është përplasur me tri makina tjera, çka ka rezultuar me shpërthim, njofton REL.

Ende nuk është bërë e qartë nëse ky incident ka qenë i qëllimshëm.

Në disa video të postuara në rrjetet sociale, janë parë shumë vetura të përfshira nga flakët, si pasojë e shpërthimit.

Ky rast ka ndodhur në distriktin El Manial të Kajros, nga i cili shihet Lumi Nil.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se shpërthimi ka shkaktuar dëme edhe brenda Institutit Kombëtar për Kancer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button