Hoxha: Zgjedhjet e parakohshme, të pashmangshme për të shmangur ngecjet në integrim

Për të shmangur ngecjet në proceset integruese që mund të shfaqen nga situata aktuale politike në të cilën ka hyrë Kosova, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, thotë ministrja në dorëheqje e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Hoxha thekson se është e rëndësishme të mos lejohet një vakum institucional pasi që janë shumë procese të rëndësishme integruese të cilat duhet të vazhdojnë.

“Në situatën në të cilën gjendemi po e shohim se zgjedhjet janë të pashmangshme, është krijuar një situatë ku qytetari duhet ta thotë fjalën e vet dhe ta legjitimojë Qeverinë e re e cila do t’i prijë proceseve në të cilët jemi e që janë shumë të rëndësishme për vendin tonë“.

“Zgjedhjet janë një proces që edhe vendet tjera kanë kaluar, zgjedhjet e parakohshme ndodhin edhe pse nuk është dashur, por pa marrë parasysh jemi në një situatë ku zgjedhjet janë të pashmangshme dhe unë besoj që sa më shpejtë të mbahen ato do ta eliminojnë apo kufizojnë zvarritjen e reformave”, thotë Hoxha.

Marrëveshja e Stabilizim Acocimit (MSA), thekson Hoxha dhe reformat që kërkohen nga kjo marrëveshje duhet të vazhdojnë të zbatohen, pasi që edhe ashtu, shton Hoxha, nuk ka pasur një dinamikë të duhur.

Marrëveshja e Stabilizim Acocimit (MSA) është marrëveshja e parë dhe e vetme kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2016. Kjo marrëveshja obligon Kosovën që të bëjë reforma në sektorin e sundimit të ligjit, siç është pavarësia e Gjyqësorit dhe luftimi i korrupsionit, pastaj kërkon edhe reforma në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe në shumë fusha të tjera.

Në tremujorin e parë të këtij viti, bazuar në Programin kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, del se 30 për qind e masave janë zbatuar plotësisht, ndërsa 70 për qind nuk janë zbatuar dhe përballen me vonesa serioze.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button