Artisti i njohur botëror për ‘Sunny Hill’: ‘Do vij vitin tjetër’

Festivali ‘Sunny Hill’ sonte përmbyllë edicionin e dytë të tij.

Një fundjavë e jashtëzakonshme nën organizimin e familjes Lipa solli në Kosovë super yje ndërkombëtarë si Miley Cyrus dhe Calvin Harris i cili pritet të performojë sonte.

Por, duket se jehona e këtij festivali, të shndërruar tashmë në të përvitshëm ka marrë vëmendjen edhe të artistëve të tjerë, transmeton Prive.

DJ i njohur, Diplo, i cili numëron dhjetëra hite si pjesë e trios ‘Major Lazer’ ka komentuar në një prej postimeve të Duas nga festivali duke u shprehur: ‘Do vij vitin tjetër!’.

Diplo i cili ka bashkëpunuar me artistë si Britney Spears, Justin Bieber, Madona, Shakira, Beyonce, Usher e Chris Brown duket të jetë ‘vullnetari’ i parë për ‘Sunny Hill 2020’ dhe ne mezi po presim konfirmimin e artistëve të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button