Rap-artisti që goditi realitetin ballkanik

Edo Maajka thotë se nuk i intereson shija e publikut. Ai do që ta kënaqë veten me muzikën që bën. Duke u nisur nga kjo perspektivë, thotë se nëse edhe të tjerët mendojnë kësisoj, atëherë arti do të pasurohet edhe më. Nga kjo mendësi përjashton ata që duan të kenë përfitime materiale nga paraqitjet në skenë, transmeton Koha.net.

I lindur më 1978 në Brçko të Bosnjë-Hercegovinës, Edin Osmiq si artist njihet me emrin Edo Maajka. Këngët e tij njihen si tallëse me pushtetin. U takon atyre artistë të rebeluar që shfrytëzojnë shkathtësitë për të protestuar kundër dukurive të ndryshme. Politika pushtuese do të bëhej shkaktare që ai të ikte nga vendlindja, shkruan Koha Ditore.

Ikja nga lufta e fillimi i karrierës

Më 1992 kur shpërtheu lufta në Bosnjë-Hercegovinë artisti do të zhvendosej në Kroaci, ku jeton edhe sot. Lufta e Bosnjës njihet si konflikti që ka krijuar më së shumti viktima në Evropë qysh pas Luftës së Dytë Botërore.

Në kujtesën e tij, dekada e fundit e mijëvjeçarit të kaluar është diçka e tmerrshme. Më pas do të kthehej në Tuzla për të ndjekur studimet për drejtësi, por nuk i kishte përfunduar ato. Do të lëvizte goxha shumë në kërkim të gjërave të reja. Pikërisht në atë kohë do të niste karrierën muzikore. Kishte nisur me muzikë me rap. Do të bëhej pjesë e grupit “Diskord” që më vonë ndërroi emrin në “Odbrana”. Shpejt grupi do të bënte emër në Tuzla e më pas në gjithë Bosnjën. Maajka tash është 40 vjeç, ka pesë albume. Në skenë ndez të rinjtë. Sivjet ishte pjesë e edicionit të gjashtë të festivalit njëditor “Erdh lezeti”, që u mbajt më 5 maj në Prishtinë. Kryeqytetit të Kosovës do t’i kthehej pas gjashtë vjetësh kur kishte kënduar në Ditën e Evropës. Kur kujton këtë moment ai nuk lë anash të komentojë rrymën nacionaliste që ka marrë krahë në disa shtete evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button