Vendi që festoi me raketa (FOTO)

Të mbeturit e fundit, ata më të guximshmit, ia mbathin vrapit kur vërshëllima zëvendësohet me gjëmim. Një kon i ndritshëm flakësh shpërthen prej fundit të një copëze gypi të gjatë mbushur me njëfarë pluhuri artizanal. Tek del tymi, raketa ndizet, fillimisht ngadalë e pastaj mbledh forcë ndërsa niset plot vrull.

Raketa merr udhë drejt reve, e gjurma i gjarpëron nga pas tek merr lartësi. Në tokë atmosfera ndizet. Me sytë e kthyer kah qielli, turma ngre lart gishtërinjtë dhe feston ndërsa mbërthehet prej tymi. Ekipi që lëshoi raketën përqafohet dhe përplas duart. Cakërrohen gotat me pije. Askush nuk duket se e di apo çan kokën se ku mbaroi raketa apo nëse ndonjëra pjesë i mbijetoi.

Raketat prekin qiejt gjithë ditën e gjatë e turmat i rreshtojnë ato nëpër platforma masive lansimi.

Ky është kulmi i Bun Bangfait apo festivalit të raketave, në qytetin tajlandez Yasothon, i cili zhvillohet çdo vit në fillim të majit. Yasothon organizon festivalin më të madh në Tajlandë, por kjo festë shënohet kudo në verilindje të shtetit dhe në Laosin fqinj. Duket si një ëndërr piromaniake, por është po ashtu një festë që ka rrënjët në legjendat e moçme lokale, transmeton Koha.net.

Bun Bangfai është një traditë e vjetër që praktikohet nga populli Lao në rajonin Isan të Tajlandës dhe në Laos.

Related image

Related image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button