U arrestua shqiptari i Maqedonisë së Veriut nga Policia e Kosovës

Të shtunën rreth orës 17:30, është arrestuar një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, pasi që dyshohet se i njëjti nuk i ka zbatuar urdhrat e zyrtarit policor në zonën kufitare “Hani i Elezit”.

Dyshohet se personi në fjalë me veturën e tij ka kaluar në kahun e kundërt duke shkaktuar tollovi në komunikacion, ka refuzuar që ta largojë veturën si dhe ka refuzuar që t’i prezantojë dokumentet kur i janë kërkuar, njofton Klan Kosova.

“Me vendim të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button