U kap qytetari në pikën kufitare me dokument zviceran të falsifikuar

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut informoi se dje rreth orës 19:40 në pikën kufitare Bogorodicë, është kapur një qytetar me letërnjoftim të falsifikuar duke dal nga Maqedonia e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Qytetari B.S. tentoi të kaloj kufirin me letërnjoftim zviceran të falsifikuar, por dokumenti i falsifikuar u konfiskua menjëherë nga autoritetet policore.

B.S. menjëherë është dërguar në Stacionin policor në Gjevgjeli, për vazhdimin e procedurave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button