Mbi 12 miliardë ton akull janë shkrirë vetëm brenda një dite në Grenlandë

Brenda vetëm një dite, në Grenlandë janë shkrirë 12 miliardë ton akull, si pasojë e të nxehtit të lartrë në atë regjion.

Me ngjyrë gri janë krijuar lumenj nëpër akullnaja, derisa në shumë pjesë shihet edhe sipërfaqja tokësore.

Sipas CNN, sasia e akullit që është shkrirë, është sa katër miliardë pishinë olimpike, ndërsa të shkririt po vazhdon me intensitet pak më të ulët.

Njohësit e ambientit, kanë bërë të ditur, se shkaku i nxehtësisë së gushtit të këtij vitit, do të shkrihen rreth 197 miliardë akull që ndodhen nëpër dete të ndryshme, transmeton Klan Kosova.

Në mënyrë tipike sezoni i shkrirjes fillon në fund të majit dhe zgjat deri në fund të gushtit, këtë vit filloi në fillim të majit dhe mund të zgjasë më gjatë.

Të dhënat nga temperaturat në korrik janë ende duke u analizuar, por mund të jenë më të nxehtat në histori, sipas Programit të Ndryshimeve Klimatike të Kopernikut.

Rekordi i mëparshëm ishte në korrik 2016.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button