Si t’i fshini të dhënat e juaja përgjithmonë nga Facebooku

Platforma më e madhe në internet Facebook ka rënë dakord të paguaj 5 miliardë dollarë për të zgjedhur çështjen mbi hetimin në shkelje të privatësisë së përdoruesve.

Kompania gjithashtu do të krijojë një komitet të pavarur të pavarësisë, për të siguruar një përgjegjësi më të madhe në nivelin e bordit të drejtorëve, thuhet në një njoftim për shtyp nga ‘Facebook’. Por, kjo nuk e ndryshon qeverisjen e kompanisë, që do të thotë Zuckerberg përsëri do të marr vendimet dhe veprimet e kompanisë përsipër.

Facebook ka premtuar se do t’i fshijë aktet kur është puna për privatësi, raporton “CNN”.

Si të i fshihni informacionet dhe të dhënat në Facebook?

Varësisht se si i keni rregulluar privatësinë, gjithçka që keni postuar deri më tani në Facebook, si dhe në secilin post që jeni etiketuar mund të shihet në faqen e informacionit tuaj në Facebook. Të dhënat e juaja janë të ndara në kategori të ndryshme duke përfshirë kështu fotot videot, pëlqimet dhe të tjera, transmeton lajmi.net.

Për të i fshirë manualisht këto informacione mund të merr një kohë të gjatë, e sidomos nëse keni që një kohë të gjatë profil të facebook.

Te opsioni i “Settings” – “Privacy”, ju keni mundësinë të i shkarkoni të dhënat e juaja dhe më pas shihni një link tjetër “Access Your Information”. Nëse jeni të interesuar që të fshihni gjithçka në profil, klikoni në opsionin e parë: “Posts”. Nga aty ju do mundeni të i shihni të gjitha postimet e juaja, postimet ku ju jeni etiketuar, e të tjerat. Nëse klikoni tek “Post” do shihni që i keni të ndara në bazë ditëve, mujave kur i keni postuar ato.

Nëse doni të fshihni një post të caktuar, klikoni në ikonën e lapsit në anën e djathtë të postimit dhe klikoni në “Delete”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button