Vrasje në Shkup, bija e ka mbytur nënën dhe është paraqitur në polici

Në Stacionin Policor të Karposhit, sot në mëngjes, në orën 08:10 është paraqitur A.I (46) nga Shkupit, dhe ka paraqitur se në rrugën “Risto Ravanovski”, në shtëpinë e saj, duke ia zënë frymën, e ka mbytur nënën e saj (74), informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk.

Zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në shtëpi e kanë gjetur viktimën. Nga ana e mjekut të Urgjencës, është konstatuar vdekja.

Me urdhër të prokurorit publik është dhënë urdhër për autopsi, ndërkaq A.I., është mbajtur në stacionin policor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button