Pagesa elektronike për taksën rrugore vetëm në korridorin 10

Shoferët kanë blerë mbi 5,000 kartela elektronike dhe etiketa për të lehtësuar pagesën në pikë pagesat rrugore në korridorin 10. Muajin e kaluar, që nga fillimi i pagesës në mënyrë elektronike, deri në 200 etiketa dhe kartela janë shitur çdo ditë, njofton Alsat M.

“Koncepti origjinal që e bëmë ishte parashikuar të shesim rreth 5,000 etiketa dhe kartela në muaj. Numri i 5,048 etiketave dhe kartelave për 20 ditë është dëshmi se performanca është pak më e lartë se pritjet tona. Unë mendoj se në të ardhmen qytetarët që pak më shumë ngecin në pikat e pagesave, kur e shohin momentin se përdoruesi i etiketave ose kartelave kalon më shpejtë, ata ndalen dhe e blejnë një të tillë. Pra, shitjet po përparojnë dita ditës”,deklaroi Marko Brezoski – NP Rrugët e Shtetit.

Etiketat që montohen në automobila më shumë i shfrytëzojnë kompanitë. Senzori nga larg e regjistron, rampa ngrihet dhe automobili kalon pa ndaluar fare, por vetëm me shpejtësi të ngadalësuar deri në 25 km në orë. Kartela më shumë shfrytëzojnë personat fizik. Me te mund të kalohet kudo në pikat pagesore, madje edhe kur nuk ka të punësuar në kabina, sepse sistemi është i pavarur. Kartelat kushtojnë 100 denarë dhe mbushen me minimum 300 denarë. Ndërsa etiketat kushtojnë 1200 denarë dhe gjithashtu edhe ato mbushen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button