​Fjalimi i Sejdiut në kuvend: LDK nuk mundi të përballet me tema të rëndësishme për vendin

Edhe pse punimet e kuvendit zgjedhor të LDK-së u zhvilluan pa praninë e mediave, fjalimi i Fatmir Sejdiut është publikuar nga po ai vet në rrjete sociale.

Në fjalimin e tij që duket se është mbajtur pas votimit që ai të mos bëhej pjesë e garës për kryetar, Sejdiu uron që vendimi të jetë autonom dhe jo i detyruar përmes kërcënimeve.

Duke kujtuar të kaluarën dhe kontirubin te LDK-së në shtetësinë e Kosovës, Sejdiu thotë se LDK-në e presin tema të rëndësishme që sipas tij, deri më tani kjo parti nuk ka ditur të përballet me to.

“Ka shumë tema që do t’i keni para vetes, që janë të Lidhjes Demokratike të Kosovës e që Lidhja Demokratike e e Kosovës fatkeqësisht këto kohë nuk mundur të përballet si duhet me to. E keni parë pozicion e saj në disa prej tyre, asnjëherë dhe asnjëherë për të përmbushur kërkesën e fuqishme që e ndjen populli i Kosovës në përballje me ata që duan t’ia shembin themelet atyre, edhe LDK, edhe demokracisë së Kosovës”, thotë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button