Dy gra janë plagosur me armë në një dasmë në Gostivar

Dy gra janë plagosur nga krismat në një aheng familjar në Gostivar ku i dyshuar për lëndimin e tyre është vetë nikoqiri i dasmës. Menjëherë pas incidentit dy gratë janë shtruar për kurim në spitalin e Gostivarit, ndërsa personi i dyshuar për gjuajtje me armë zjarri është privuar nga liria. Incidentin e ka konfirmuar Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

“Gjysmë ore pas mesnatë në oborrin e shtëpisë familjarë të B.H. (53), derisa ka zgjatur ceremonia e dasmës, ka pasur krisma me armë zjarri. Në rrethana ende të pa zbardhura deri në fund ka ardhur deri te lëndimi i dy grave të cilat kanë marrë pjesë në këtë ahend. Të plagosurat H.I.(44) dhe M.M.(35) janë dërguar në spitalin e përgjithshëm ‘Ferid Murat’ të Gostivarit ku është ofruar trajtimi mjekësor. Mëngjesin e sotëm, në vendin e ngjarjes ekipe të hetuesisë dhe prokurori publik kanë kryer hetime dhe po punohet në zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë, transmeton TV Shenja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button