Mbrojtësi më i shtrenjë në histori, Manchester United bëri transferimin e çmendur (FOTO)

Pas shumë negociatave Manchester United ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin anglez Harry Maguire për tu transferuar në Old Traford.

Maguire transferohen nga Leicester City me shifrën 85 milion paund duke e bërë atë mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, ku kalon Virgil van Dujk i cili në janar të 2018 u bashkua me Liverpool për shifrën e 75 milionë paund, transmeton Top Channel.

Maguire pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore në fundjavë, ndërkohë që United do të jetë duke luajtur kundër Milanit në Cardiff.

26-vjeçari tashmë ishte tërhequr nga miqësorja e fundit e Leicester kundër Atalantës, sepse nuk ishte nuk ishte në gjendje për të luajtur. Të hënën ai mungoi në stërvitje me pretekstin se ishte i sëmurë.

Maguire ua kishte bërë të qartë si trajnerit Brendan Rodgers dhe shokëve të skuadrës se ai dëshironte të largohej këtë verë. Në fakt, një vit më parë “Djajtë e Kuq” e kërkuan me ngulm mbrojtësin e “Tre Luanëve”, por Leicesteri rezistoi.

United dëshironte një marrëveshje brenda të hënës, përndryshe nuk do të kishte më kohë të mjaftueshme për të nënshkruar me një lojtar tjetër të të njëjtit rol, pasi merkatoja në Angli mbyllet më 8 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button