Basha akuza Ramës: Dakon e përdor si bankomatin e parave të pista

Kryeopozitari Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se po i ka dalë në mbrojtje Vangjush Dakos, në mënyrë që ky i fundit të mos përballet me drejtësinë. Basha thotë se Dako është pjesë e krimit të organizuar dhe ka vjedhur zgjedhjet për llogari të pushtetit të Ramës.

“Hajduti psiqik po bën ç’të mundet që të harrohet bankomati i tij personal Vangjush Dako. Bën sikur nuk e di, nuk e sheh, nuk e dëgjon atë që sheh gjithë Shqipëria. Edhe pse SHBA e shpalli non grata Vangjush Dakon për “përfshirje në raste të mëdha korrupsioni” ai nuk ka dalë para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni. Kjo sepse Dako mbrohet nga Rama. Ai nuk është thjesht një politikan i korruptuar por pjesë e krimit te organizuar, me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës”, shprehet Basha, transmeton Top Channel.

Kreu i PD-së thotë se vjedhja e zgjedhjeve në Durrës është bërë në dijeni dhe për përfitim të Ramës, ndërkohë që kryeministri e ka përdorur ish-kryebashkiakun si bankomat të parave të pista.

“Vjedhjet e zgjedhjeve me krimin dhe grabitja e Durrësit janë bërë me mbrojtjen, dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës që e mbron Vangjush Dakon, si bankomatin personal të parave të pista. Edi Rama i mbron kriminelët brenda dhe jashtë politikës, sepse me ta e merr dhe e mban pushtetin”, thotë ai.

Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, thotë Basha, për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve me të cilët Rama vjedh dhe grabit çdo ditë shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button