Meta pyetje për kritikët e 13 tetorit: Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e negociatave?

Presidenti Ilir Meta i drejtohet me pyetje kritikëve të 13 tetorit, datë që ai e ka dekretuar për organizimin e zgjedhjeve lokale, pasi shfuqizoi 30 qershorin. Sipas Metës, propozimi i tij i jep zgjidhje krizës politike dhe bëhet nga institucioni i Presidentit të Republikës, i cili ekziston, ndërkohë që kritikët kërkojnë fillimisht ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?”,- pyet presidenti, i cili ka paralajmëruar edhe më parë se nëse Shqipëria nuk organizon zgjedhje me pjesëmarrjen e opozitës, hapja e negociatave do të jetë e pamundur, transmeton Top Channel.

Reagimi i Metës

Mirëmëngjes të dashur miq!

Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?

Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button