Astronomët zbuluan tre planete të reja të banueshme

Astronomët kanë zbuluar tre planete të reja, jashtë sistemit tonë diellor, dhe një prej tyre GJ357 mund të jetë i banueshëm. Studiuesit donin të vërtetonin në fakt ekzistencën e një planeti për të cilin ata prej kohësh mendonin se ekzistonte.

Por gjatë kërkimeve, ata zbuluan njëkohësisht tre planetë, transmeton TopChannel.

Të tre ata, rrotullohen rreth diellit të tyre në konstelacionin Hidra. Ky diell përbën një të tretën e masës dhe madhësisë së diellit tonë, tregojnë studiuesit e universitetit të Gottingenit. Studimi është publikuar në revistën e specializuar të fushës “Astronomy & Astrophysics”.

Në një largësi prej 31 vitesh dritë, GJ 357, krahasuar me sisteme të tjera, ndodhet më pranë nesh. Një vit dritë, është distanca që përshkon drita në një vit. Galaksia jonë, rruga e qumështit, ka një diametër prej afro 100 mijë vitesh dritë.

Ekspertët sidoqoftë thonë se me një temperaturë të llogaritur prej minus 53 gradë Celsius planeti Gj 357 duket në vështrim të parë si i pamundur që të banohet.

Por “nëse planeti ka një atmosferë të dendur, që duhet të përcaktohet në studimet e mëtejshme, ajo mund të thithë ngrohtësi të mjaftueshme për ta ngrohur planetin dhe për të lejuar depërtimin e ujit në sipërfaqen e tij”, shkruajnë studiuesit.

Nga ylli qendror i sistemit të tij, planeti merr të njëjtën sasi energjie si marsi dhe dielli. Ai ka masë të paktën 6.1 herë më të madhe se toka dhe endet rreth yllit të tij për një cikël 55.7 ditor, me një distancë sa rreth 20 për qind e largësisë së tokës nga dielli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button