Huawei prezantoi telefonin me kamerë të fshehur

Kompania Huawei prezantoi telefonin “P Smart Z” me ekran 91% të pjesës së parme, duke zhvendosur kamerën e përparme selfie në pjesën anësore, transmeton Portalb.mk.

Ekrani i tillë është i preferuar për lojërat dhe materialet multimediale. Huawei P smart Z me Full HD+ rezolucion 2340×1080, është në gjendjet të jep edhe detajet më të vogla për përdoruesit. Ekrani mund të filtron edhe dritën e  kaltër të dëmshme, duke ndërprerë dëmtimin dhe lodhjen e syve.

Në këtë model të ri, kamera selfi me 16MP më nuk do të jetë në pjesën e parme, por do të jetë e fshehur në pjesën e sipërme të mobilit. Në momentin kur do të aktivizohet kamera, ajo automatikisht brenda një sekonde do të del mbi ekran. Janë testuar deri në 100 000 hapje/mbyllje, pa u dëmtuar.

Telefoni punon me sistemin operativ Android dhe EMUI 9, me memorie 64 GB. Çmimi i këtij celulari në treg sillet rreth 280 euro. Një nga përparësitë e kësaj kamere është edhe ajo se gjatë rënies së lirë, kamera vetvetiu mbyllet për t’u mbrojtur nga dëmtimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button