Bekteshi: Sa më shpejtë do t’u merren koncesionet për nxjerrje të lëndës së parë në Labunishtë

Një koncesionar vet ka hequr dorë, ndërsa të tjerëve në afatin më të shkurtë do t’u merren koncesionet për nxjerrje të lëndës së parë minerale në rrëzë të malit Jabllanicë në afërsi të fshatit Labunishtë në Strugë, informoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Gjatë takimit të sotëm me banorët e fshatit dhe përfaqësuesit e shoqatës ekologjike “Natura Lab”, ai tha se asgjë nuk është më me rëndësi se shëndeti i njerëzve.

“Nuk është në rregull në vendbanim me 10.000 banorë të ketë gjashtë koncesione. Kjo fillimisht nuk është me parimet për mjedisin e jetesës, por në të njëjtën kohë edhe për përmirësimin e jetesës së të gjithë qytetarëve. Nuk mund të përmirësohet jeta e qytetarëve nëse ne i shkatërrojmë të gjitha pasuritë që janë në këtë lokacion. Në të njëjtën kohë t’i shkatërrojmë rrugët, të bëjmë pluhur e tjerë. Po hapen vende të punës, dikush mundet edhe të humb vend të punës, por kompromis me shëndetin e qytetarëve nuk ka”, tha Bekteshi para banorëve të Labunishtës.

Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria si kompetente për dhënien e koncesioneve, tha ai, mund t’i marrë koncesionet.

“Një nga koncesionarët vet hoqi dorë. Koncesioni i cili ishte mbi fshatin dhe problemi më i madh prej nesër do ta tërheq tërë mekanizmin nga vendi. Për koncesionet tjera, sa u informova, dy janë pothuaj brenda në fshat, u është dhënë afat dhe në afatin sa më të shkurtë nuk do të punojnë më. Ne duhet t’i respektojmë procedurat juridike. Qeveria e cila jep, mund edhe t’i marrë koncesionet”, tha Bekteshi.
Ministri i Ekonomisë dha përkrahje për popullatën lokale për iniciativat dhe vendosmërinë për tejkalimin e këtij, për ta, problem të hidhur, duke u porositur të jenë çdoherë të bashkuar për të mirën e familjeve dhe për të mirën e fshatit Labunishtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button