Për herë të parë, një grua do të drejtojë finalen Liverpool-Chelsea

Një gjyqtare femër do drejtojë për herë të parë një finale të madhe të meshkujve të UEFA-s, transmeton Anadolu Agency.

“Historia do të shkruhet në Superkupën e UEFA-s më 14 gusht në Stamboll pasi Stephanie Frappart do të drejtojë një ekip zyrtarësh, kryesisht femra, që do të marrin përsipër takimin midis Liverpool-it dhe Chelsea-it”, tha UEFA në një deklaratë.

“Kjo do të jetë hera e parë që një zyrtare femër merr përsipër një ngjarje të madhe të garave për meshkuj të UEFA-s, një ndeshje atraktive që shihet si hyrje në sezonin e ri, në të cilën do të përballen fituesi i Ligës së Kampionëve kundër fituesit të Ligës Europa në Beşiktaş Park në Stamboll”, tha UEFA.

Gjyqtarja 35-vjeçare gjithashtu drejtoi finalen e Kupës së Botës së FIFA-s për femrat midis SHBA-ve dhe Holandës në Lyon në korrik.

“Ajo do të shoqërohet nga Manuela Nicolosi nga Franca dhe Michelle O’Neal nga Republika e Irlandës, e cila do të jetë ndihmëse e gjyqtarëve për ndeshjen. Çifti, sikurse Frappart, gjithashtu ishin zyrtare në finalen e Kupës së Botës për femrat më 7 korrik. Zyrtari i katërt i ndeshjes do të jetë Cüneyt Çakır nga Turqia”, shtoi UEFA.

Frappart nga Franca është gjyqtarja e parë që merr përsipër përgjegjësinë në një finale të meshkujve të UEFA-s, por ajo nuk është gjyqtarja e parë femër e caktuar në një ndeshje për meshkuj në UEFA. Nicole Petignat nga Zvicra drejtoi tre ndeshje të raundit kualifikues të Kupës së UEFA-s midis viteve 2004 dhe 2009.

Video Referi Asistues (VAR) do të përdoret gjithashtu në këtë finale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button